Banorët e fshatit Vadhizë ankohen për gjendjen e rrugës që të çon drejt varrezave publike, e cila, sipas tyre, është dëmtuar plotësisht dhe ka dalë jashtë funksionit.
Nje nga banoret tregonë se rreth gjashtë vite më parë është bërë një ndërhyrje minimale në këtë aks, por pa zgjidhur problemin në mënyrë përfundimtare. Me kalimin e kohës, rruga është dëmtuar sërish dhe sot paraqitet në gjendje të rënduar.
Sipas saj u ndërhy para gjashtë vitesh, sa për të kaluar radhën, por shumë shpejt gjendja u përkeqësua përsëri. Të vdekurit i çojmë në krahë, pasi si në dimër, ashtu edhe në verë, rruga është e pakalueshme nga automjetet”, shprehet banorja për TV Apollon.
Për familjarët, dhimbjes për humbjen e të afërmit i shtohet edhe vështirësia për ta përcjellë atë drejt banesës së fundit. Gjendja e rrugës, thonë ata, e bën edhe më të vështirë këtë moment të dhimbshëm.
Banorët pohojnë se kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur rikonstruksionin e rrugës së varrezave publike, por sipas tyre, ndër vite nuk është realizuar asnjë investim serioz.
Rruga është rreth 200 metra e gjatë dhe ndodhet në terren kodrinor. Banorët kërkojnë vëmendjen e Bashkisë Fier dhe ndërhyrjen për rikonstruksionin e saj, në mënyrë që familjarët të mund t’i përcjellin të afërmit e tyre me dinjitet drejt banesës së fundit.
Sipas banorëve flitet për një rrugë të shkurtër në distancë, por me një rëndësi të madhe njerëzore dhe komunitare.
Rruga e varrezave në Radostine Vadhizë, prej vitesh e dëmtuar, banorët kërkojnë ndërhyrje.