ROSKOVEC,BASHKIA DHE BIZNESI, NË MBËSHTETJE TË SHËRBIMEVE PËR KOMUNITETIN.

Mbështetja e sipërmarrjes lokale dhe nxitja e zhvillimit të shërbimeve në territor janë pjesë e politikave të Bashkisë Roskovec. Në këtë kuadër, kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi ka zhvilluar një vizitë në klinikën “Bio Logo”, një biznes që ofron shërbime në fushën e estetikës.
Gjatë vizitës, kryetarja e bashkisë është njohur nga afër me kushtet në të cilat zhvillohet aktiviteti, teknologjinë e përdorur dhe shërbimet që klinika u ofron qytetarëve.

Përtej një vizite institucionale, takimi synon të forcojë komunikimin mes pushtetit vendor dhe sipërmarrjes, duke evidentuar nevojat e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë Roskovec.
Bizneset lokale janë një faktor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, por edhe për zgjerimin e shërbimeve që qytetarët mund t’i marrin pranë komunitetit ku jetojnë eshte shprehur kryetarja e bashkise Majlinda Bufi.

Investimet në teknologji, ambiente dhe shërbime të specializuara krijojne njëkohësisht më shumë alternativa për banorët eshte shprehur mjekja.
Nga ana tjetër,sipas saj komunikimi i vazhdueshëm i pushtetit vendor me sipermarresit krijon mundësi për te njohur më nga afër problematikat e biznesit lokale dhe gjithashtu per tu orjentuar drejt krijimit të një klime sa më të favorshme për aktivitetin ekonomik ka theksuar mjekja.Në këtë këndvështrim,sipas saj , bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe biznesit nuk lidhet vetëm me zhvillimin ekonomik, por edhe me cilësinë dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve që i ofrohen komunitetit.

Ne Roskovec marrëdhënia mes pushtetit vendor dhe sipërmarrjes synon të shkojë përtej komunikimit institucional, duke e vendosur në qendër biznesin lokal, zhvillimin ekonomik dhe shërbimet që ai i ofron komunitetit ka theksuar zonja Bufi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033