Fitorja ndaj Serbisë i jep kuqezinjve shpresë për Botërorin, ndërsa vendosja në vazon e tretë mund t’i sjellë përballë rivalë të fortë si Polonia apo Skocia.
Pas triumfit historik 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac, Kombëtarja shqiptare është shumë pranë fazës “Play Off” të Botërorit. Tashmë, kuqezinjtë kanë një mision të qartë: fitoren ndaj Andorrës për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në këtë fazë të rëndësishme.
Megjithëse ndarja zyrtare e vazove nuk është bërë ende, llogaritjet e para kanë nisur. Sipas “Football Meets Data”, Shqipëria pritet të pozicionohet në vazon e tretë, bashkë me ekipe si Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovina. Ky renditje do të thotë se përballja në “Play Off” do të jetë me një kundërshtar të vazonës së dytë.
Në këtë vazo ndodhen emra të njohur si Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia, që e bëjnë rrugën drejt kualifikimit edhe më sfiduese. Edhe pse situata është ende hipotetike, përllogaritjet tregojnë se çdo pikë e mbetur në nëntor do të ketë peshë vendimtare.
Sistemi i “Play Off”-it do të përbëhet nga katër çifte gjysmëfinaliste, me fituesit që do të përballen më pas në finale për një vend në Botëror. Vetëm ata që fitojnë finalet do të shkojnë në Kupën e Botës, duke e bërë çdo ndeshje të mbushur me tension dhe emocion.
Shqipëria ka dëshmuar se mund të garojë me skuadra të mëdha, por rruga për në Botëror mbetet e gjatë dhe kërkon përqendrim maksimal. Çdo gabim mund të kushtojë, ndërsa çdo fitore do të thotë një hap më afër ëndrrës së madhe kuqezi.
Optimzimi është i lartë, por stafi teknik dhe lojtarët janë të vetëdijshëm se vetëm me përkushtim dhe qetësi mund të mbyllin me sukses këtë fazë vendimtare për historinë e futbollit shqiptar.