Rrëshqitjet e Dherave Bllokojnë Dy Rrugë të Aksit Gjirokastër-Tepelenë, Qarkullimi Vazhdon me Vështirësi

Për shkak të kushteve atmosferike të vështira, dy segmente rrugore në aksin Gjirokastër-Tepelenë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Kryqëzimi i Urës së Leklit dhe zona e Shkallës së Zezë janë të bllokuara dhe kanë krijuar pengesa për qarkullimin.

Në terren janë dërguar ekipet e mirëmbajtjes, të cilët janë angazhuar në pastrimin dhe zhbllokimin e dy korsive të bllokuara.

Aktualisht, qarkullimi po vijon me vështirësi, dhe automjetet kalojnë vetëm në një korsi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033