Rrëfimi për Spaçin, një rrëfim ndryshe

Kur isha e vogël, dëgjoja rrëfimet tronditëse të familjarëve të mi për burgun e Spaçit.Spaçi nuk ka nevojë për grimo.Ka vende ku muret flasin më shumë se librat.

Spaçi është një prej tyre.Çdo gur, çdo qeli, çdo hekur aty flet për vuajtjen e një populli të izoluar, për shpirtrat që u thyen por nuk u nënshtruan.

Ndërhyrja e papërgjegjshme që po bëhet mbi të, pa ndjeshmëri, pa kujdes, pa dëgjim, është një tjetër formë përdhosjeje.Të rregullosh Spaçin pa respekt për historinë do të thotë të mbulosh plagën me makeup.

Kujtesa nuk zbukurohet. Kujtesa ruhet.

Aty nuk ndodhi art. Aty ndodhi dhimbje. Dhe ajo dhimbje nuk ka nevojë për restaurime estetike, por për ruajtje të ndërgjegjshme.

Jozefina Topalli

Ndaj Postimin: