“ROZAFA APOLLONIA”, QYTEZA E RE E SHIJEVE NË FIER

Një hapësirë e re gastronomike dhe argëtuese i është shtuar qytetit të Fierit.
Ky eshte një projekt që, sipas investitorit,Gjergj Luca është ndërtuar mbi punën dhe përkushtimin,qe tashmë hap dyert për qytetarët dhe vizitorët e Fierit.Në një mbrëmje të veçantë, mes të ftuarve të shumtë, muzikës dhe atmosferës festive, është inauguruar pika më e re e rrjetit “Rozafa Fish City Fier ”.
Investimi sjell në Fier një koncept të ri, ku produktet e freskëta të detit ndërthuren me gastronominë, shërbimin dhe hapësirat e konceptuara për të pritur qytetarë dhe vizitorë.
Investitori Gjergj Luca, gjatë fjalës së tij për të pranishmit, u ndal veçanërisht te rruga e ndërtimit të këtij projekti, duke theksuar punën e bërë gjatë muajve të verës.Ndërsa të gjithë ata që flisnin dhe na shanin poshtë çadrave të plazhit, gjithë beharin,ne me skuadrën ‘Rozafa’ punonim dhe ndërtonim dhe sot ja ku jemi tha Z Luca.Për investitorin, inaugurimi i “Rozafa Apollonia” është mbi të gjitha rezultat i punës dhe këmbënguljes për të çuar përpara një tjetër projekt në qytetin e Fierit.
Luca u është drejtuar edhe atyre që kanë kritikuar apo kundërshtuar projektin, duke i ftuar të lënë mënjanë debatet dhe të bëhen pjesë e kësaj hapësire në qytezën më të re, ‘Rozafa Apollonia’ në Fier. Ejani te pimë bashkë një gotë dhe të themi “Gëzuar për Shqipërinë.”

Hapja e kësaj pike të re synon të zgjerojë ofertën gastronomike në Fier, duke sjellë produkte të freskëta të detit dhe gatime të veçanta, në një ambient të konceptuar për të qenë një destinacion jo vetëm për konsumatorët vendas, por edhe për vizitorët.
Nga gastronomia te muzika dhe hapësirat e reja të shërbimit, “Rozafa Apollonia” vjen si një investim i ri në Fier, duke i shtuar qytetit një tjetër destinacion për të kaluar kohën dhe për të shijuar produktet e detit dhe kuzhinën.
Ceremonia e inaugurimit mblodhi përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, sipërmarrës, përfaqësues të biznesit, miq dhe grupe të ndryshme shoqërore.
Pjesë e mbrëmjes ishte edhe muzika live, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë festive. Për të pranishmit performuan këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Frederik Ndoci, si dhe grupe të ndryshme muzikore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033