Këto pamje vijnë nga qendra dhe zona e Bulevardit të Elbasanit, ku reshjet e dendura të shiut kanë sjellë grumbullime të mëdha uji në rrugë dhe hapësira publike.
Shiu i rrëmbyeshëm ka nisur pasditen e kësaj të shtune dhe brenda një kohe të shkurtër, disa prej rrugëve të qytetit janë përfshirë nga uji.
Në këto pamje duket qartë niveli i ujit në rrugë, ndërsa qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm. Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi për të lëvizur në disa prej zonave të prekura.
Situata është krijuar pas reshjeve intensive, të cilat kanë vijuar për një periudhë të shkurtër, por me intensitet të lartë.
Në qendër të qytetit dhe përgjatë Bulevardit, prezenca e ujit ka shkaktuar probleme në lëvizjen normale të automjeteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me kujdes.
Këto janë pamjet e regjistruara pas reshjeve, që tregojnë situatën e krijuar në disa prej zonave kryesore të Elbasanit.
Pritet që me përmirësimin e kushteve atmosferike dhe tërheqjen e ujërave, situata të normalizohet gradualisht.