Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit, ka lënë të kuptohet se mund të ketë mundësi për Dashnor Sulën të bëhet pjesë e Partisë Socialiste, edhe pse ai nuk do të jetë pjesë e garës për deputet më 11 maj, pasi u la jashtë listave të Partisë Demokratike.
Duke folur për një Parti Socialiste të hapur dhe me diversitet, Rama e përmendi Sula-n si një mundësi të ardhshme për t’u bashkuar me PS, por me një kushtrim të qartë. Sipas kryeministrit, ai duhet të kalojë një proces të “dezinfektimit” për të hequr çdo ndërlikim të lidhur me periudhën e kaluar dhe figurat që e kanë shoqëruar.
“Duhet të jemi të hapur edhe për ata që kanë qenë dikur me ‘blutë’. Vetëm kukumjaçkat dhe salamandrat nuk hyjnë sot”, tha Rama, duke përmendur gjithashtu se edhe Dashnor Sula mund të bëhet pjesë e PS, por për këtë ai duhet të kalojë një fazë “dezinfektimi” të tij personal dhe politik.
Në një fjalë të tij, Rama theksoi se dikur një person si Sula kishte pasur një angazhim të theksuar për “miletin dhe komunitetin” e tij, por sot ky angazhim duhet të pasurohet dhe të bëhet më i përshtatshëm për të qenë pjesë e Partisë Socialiste. “Aty ku ka qenë ai, me ulërima për miletin, duhet t’i japim atë që meriton, por së pari duhet të pastrohet”, shtoi kryeministri.
Ndërsa diskutonte për mundësinë e integrimit të njerëzve të ndryshëm në partinë e tij, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka një hapësirë për të pranuar të gjithëve, por me kushte të qarta. Kjo do të thotë që ata që kanë qenë të lidhur me “kënetën” politike, duhet të kalojnë një proces të pastrimit nga ndikimet e kaluara përpara se të bëhen pjesë e strukturave të PS.
Në përmbyllje, Rama e theksoi se procesi i transformimit të PS duhet të vazhdojë, duke u siguruar që partia të mbetet një hapësirë për diversitet dhe përfshirje të të gjithëve, pa u ndikuar nga “morra të kënetës” që kanë ndikuar më parë në politikën shqiptare.