Rama i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pagave të gjyqtarëve

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të mos marrë një vendim që, sipas tij, do të përbënte një “njollë të madhe turpi” për Shqipërinë, në lidhje me çështjen e rritjes së pagave të gjyqtarëve.

Në një mesazh publik, kreu i qeverisë theksoi se një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda financiare dhe institucionale, duke rikujtuar se rritja e pagave të gjyqtarëve do t’i kushtonte buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro, fonde që sigurohen nga taksat e qytetarëve.

Rama hodhi poshtë argumentin se kjo kosto mund të kompensohet nga të ardhurat që gjyqtarët i kthejnë buxhetit të shtetit përmes aktivitetit të tyre. Sipas tij, një logjikë e tillë do të hapte precedent për kërkesa të ngjashme nga sektorë të tjerë të administratës publike.

Kryeministri ngriti gjithashtu shqetësimin për barazinë sociale, duke përmendur kategori si mësuesit dhe pensionistët, të cilët, ndonëse nuk prodhojnë të ardhura të drejtpërdrejta për buxhetin, japin një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033