Procedimi penal per edukatoren dhe nenen e femijes, prokuroria do te verifikoje pamjet nga kamerat e sigurise ne kopsht

Pretendimi per keqtratim te femijes ne kopsht ka cuar nje nene 29 vjecare ne konflikt fizik me edukatoren e kopshtit nr 10 ne Fier. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në mjediset e kopshtit publik nr 10 në Fier ku nëna e një katër vjeçari ka goditur me shuplakë edukatoren 44 vjeçare. Pas kësaj drejtuesja e kopshtit ka denoncuar rastin në polici ku është marrë dëshmia e edukatores dhe e nënës së fëmijës.
Sipas burimeve nga komisariati i Fierit, në dëshminë e saj 29 vjeçarja ka pretenduar për keqtrajtim të djalit ndodhur disa ditë më parë. Sipas këtyre burimeve, keqtrajtimi i fëmijës sipas denoncimit të nënës, është bërë në formën e dhunës verbale dhe psilologjike dhe për ketë ajo ka kërkuar sqarime nga edukatorja përgjegjëse. Por situata ka agravuar me goditjen e edukatores nga ana e 29 vjeçares.
Policia e Fierit ka nisur proçedim penal në gjëndje të lirë për edukatoren dhe nënën e 4 vjeçarit. Për zbardhjen e pretendimeve të kësaj të fundit pritet të administrohen nga hetuesit pamjet e kamerave të sigurisë brenda mjediseve të kopshtit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033