Pesë muaj pa zgjidhje në Bishanakë, banorët denoncojnë neglizhencën e ujësjellësit dhe bashkisë

Një problem i pazgjidhur prej më shumë se pesë muajsh po shqetëson banorët e lagjes Bishanakë në Fier, të cilët denoncojnë mungesën e reagimit nga Ujësjellësi dhe Bashkia Fier.

Sipas banorëve, defekti në rrjetin e ujësjellësit ka krijuar rreziqe të shumta, sidomos për të moshuarit, të cilët mund të pësojnë rrëzime dhe lëndime për shkak të kushteve të pasigurta në zonë.

Një tjetër shqetësim serioz lidhet me ndotjen e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se, kur furnizimi ndërpritet, tubacionet mbushen me ujë të infektuar, i cili më pas përfundon në çezmat e familjeve, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Situata sjell gjithashtu shpërdorim të ujit dhe humbje financiare për ndërmarrjen e ujësjellësit, ndërsa problemi vijon të mbetet i pazgjidhur.

Banorët e Bishanakës i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, Ujësjellës-Kanalizimet Fier dhe Bashkisë Fier, që të ndërhyjnë sa më parë për zgjidhjen e këtij problemi, i cili, sipas tyre, po neglizhohet prej muajsh.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033