Këtë të shtunë, “Personazhe në Fokus” sjell historinë e një të riu që po dëshmon se suksesi ndërtohet me punë, përkushtim dhe dije.
Vetëm 17 vjeç, Yzeir Cjapi nga Lushnja, nxënës i vitit të dytë në Shkollën e Mesme Profesionale “Hasan D. Gina”, në degën Elektroteknikë, është një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij. Me mesatare 10, ai spikat jo vetëm në bankat e shkollës, por edhe në praktikën profesionale, ku ka zgjedhur ta kthejë dijen në eksperiencë konkrete pune.
Mes miqve njihet si “Ziku”, djali i projekteve, i aktiviteteve dhe i ideve. Aktiv në jetën shkollore, me energji, pasion dhe vizion, ai është portreti i një brezi që beson se arsimi profesional hap dyert e së ardhmes.
Në një rrëfim të sinqertë për gazetarin Ndriçim Gjoshi, Yzeiri flet për ëndrrat, sfidat dhe objektivat e tij, duke përcjellë një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë: arsimimi është investimi më i madh për të ardhmen, ndërsa dija është çelësi i suksesit.
Një histori motivuese, një adoleshent me ambicie dhe një shembull që meriton të jetë në fokus.
Mos e humbisni këtë të shtunë, në orën 21:00, vetëm në TV Apollon.
“Personazhe në Fokus” – aty ku historitë e suksesit marrin zë dhe frymëzojnë të ardhmen.