“PERSONAZHE NË FOKUS”Aurora Damini, mes penës letĕrsis,poezis e gazetarisë dhe melankolisë së shpirtit.

Këtë të shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” sjell për teleshikuesit një takim të veçantë me poeten, shkrimtaren dhe gazetaren Aurora Damini, një grua që prej vitesh i ka kushtuar jetën fjalës së shkruar dhe pasqyrimit të realitetit përmes gazetarisë.

Përballë gazetarit Ndriçim Gjoshit,

Aurora Damini rrëfen rrugëtimin e saj profesional, sakrificat e një karriere të gjatë në gazetari dhe lidhjen e veçantë me letërsinë, prozën dhe poezinë. Një rrëfim i ndjerë mbi jetën, kujtimet, sfidat dhe emocionet që kanë lënë gjurmë në krijimtarinë e saj.

E lindur në qytetin e Fier, Aurora Damini është diplomuar në Gjuhë-Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit dhe ka vijuar studimet pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku ka marrë gradën “Magjistër i letërsisë shqipe”.

Rrugëtimin në publicistikë e nisi në vitin 1998, ndërsa krijimtaria e saj letrare përfshin poezi, prozë poetike dhe studime letrare. Ndër veprat e saj janë “Po nesër?!”, “Kali i bardhë i ëndrrës” dhe studimi mbi prozën e Jakov Xoxës.

Përmes fjalës, Aurora Damini sjell një botë të mbushur me mall, ndjeshmëri dhe melankoli, ku përvojat e jetës shndërrohen në letërsi e poezi.

Një bisedë e hapur dhe një rrëfim njerëzor për forcën e fjalës dhe pasionin për krijimtarinë.

“Personazhe në Fokus”, këtë të shtunë, ora 21:00, në TV Apollon.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033