Përleshje në qendër të Korçës/ Një person përfundon në spital, shoqërohen dy të përfshirë

Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Pazarit të Vjetër, në qytetin e Korçës.

Si pasojë e konfliktit, njëri prej personave ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai nuk paraqet rrezik për jetën.
Policia ka identifikuar të dy personat e përfshirë në konflikt dhe i ka shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konflikt.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033