Konflikt mes dhjetëra të miturve ne Yzberisht, nderhyn policia

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një konflikt mes dhjetëra të miturve në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja pritej të ndodhte në rrugën “Besim Alla”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për një përplasje të mundshme mes të rinjve.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë konstatuar disa të mitur që kishin me vete shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë konfliktit. Në vijim, policia ka identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në përplasje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy shkopinj bejsbolli.Veprimet procedurale ndaj të miturve janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut.

Policia e Tiranës apelon për bashkëpunimin e prindërve, mësuesve dhe familjarëve për të evidentuar në kohë konfliktet mes të rinjve, përfshirë edhe sinjalet që shfaqen në rrjetet sociale dhe hapësirën dixhitale.

Sipas Policisë së Shtetit, parandalimi i konflikteve mes të miturve dhe të rinjve mbetet një prej prioriteteve, pasi përplasjet që nisin për motive të dobëta mund të përshkallëzohen në ngjarje më të rënda.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033