PD zhvendos datën e protestës/ Zbulohet skenari

PD zhvendos datën e protestës/ Zbulohet skenari

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të zhvendoset në datën 7 tetor, ditën e hënë.

Kreu i KK, Edi Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Më herët protesta e opozitës ishte njoftuar për datën 6 tetor, ditën e dielë, ndërsa vetëm pak më herët u raportua një ndryshim i planeve.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në fjalën hapëse të Këshillit Kombëtar se demokratët do duhet të hidhen në sulm duke përdorur të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Ndaj Postimin: