Paraqiten në kuvend emrat vakantë për Gjykatën Kushtetuese.

Në Kuvend janë paraqitur emrat e kandidatëve për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në mesin e tyre është dhe Alfred Balla, ish-Kryetari i KLP-së, i cili u shkarkua disa muaj më parë me vendim nga KPA.

Sipas vendimit të KPA-së, Alfred Balla nuk mund të emërohet si gjyqtar ose prokuror, as në pozicione të tjera të larta në sistemin e drejtësisë për një periudhë prej 15 vitesh. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Duke qenë se vendimi përjashton z. Balla nga sistemi gjyqësor për një kohë të gjatë, automatikisht ai nuk kualifikohet për të qenë kandidat për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat e kandidatëve për këtë pozicion përfshijnë:

  • Klodian Rado
  • Alfred Balla
  • Eris Hysi
  • Gentian Zyberi
  • Irena Nino
  • Roland Ilia
  • Sinan Tafaj
  • Naureda Llagami
  • Nurihan Meta Seiti
  • Nertila Sadedini

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033