Nuk ka më abuzime me çmimet, nis beteja: Ngrihet “Price Watch Albania”

Të gjitha çmimet e produkteve ushqimore që tregtohen në Shqipëri synohet të jenë transparente dhe të monitorohen në kohë reale nga qytetarët.

Ministrja e Ekonomisë ka prezantuar nismën “Price Watch Albania”, një mekanizëm përmes të cilit qytetarët do të mund të kontrollojnë online çmimet e produkteve dhe të krahasojnë ofertat përpara se të kryejnë blerjet.

Platforma synon të krijojë një zinxhir kontrolli përgjatë gjithë rrugëtimit të produktit, që nga momenti i importimit ose prodhimit, deri në momentin kur ai blihet nga konsumatori.

Sipas ministres, përmes këtij mekanizmi institucionet do ta kenë më të lehtë të evidentojnë rastet e abuzimeve me çmimet dhe të monitorojnë më nga afër zhvillimet në treg.

Monitorimi i çmimeve ishte një prej nismave të prezantuara pas mbledhjes së qeverisë, e zhvilluar në Pogradec.

“Price Watch Albania” pritet të jetë pjesë e “Pasqyrë Albania”, një tjetër nismë që synon adresimin e problematikave të ngritura nga qytetarët.

Qëllimi është që transparenca të nisë nga tregu dhe të përfundojë te konsumatori, duke i dhënë qytetarit më shumë informacion përpara çdo blerjeje.

Kjo është beteja e re për transparencën e çmimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033