Nje zjarr në fshatin Greshicë të Mallakastrës rrezikoi të digjte disa shtëpi por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që të shuheshin flakët pa prekur banesat

Nje zjarr në fshatin Greshicë të Mallakastrës rrezikoi të digjte disa shtëpi por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që të shuheshin flakët pa prekur banesat. Megjithatë u dogjën 30 rrënjë ullinj, vreshta dhe bazë ushqimore për bagëtite. Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një banor i fshatit që po digjte disa mbeturina bimore ne oborrin e banesës. Favorizuar nga era flakët dolën jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat aty pranë. Nderhyrja e repartit zjarrfikës të Mallakastrës ka rezultuar e shpejtë duke bërë që brenda një ore zjarri te fikej plotësisht. Në 24 orët e fundit 3 zjarre janë shfaqur në Mallakastër

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033