Ndezi zjarr për të djegur barishtet, flakët përfshinë magazinën e fishekzjarreve, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë të një subjekti privat.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasin me inicialet A. N., banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit, ku 38-vjeçari kishte ndezur zjarr pranë magazinës me qëllim djegien e disa barishteve.

Për shkak të përhapjes së pakontrolluar të flakëve, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033