Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës

Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, ku janë djegur disa kazanë mbeturinash dhe tre automjete të parkuara aty pranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht te kazanët e plehrave dhe më pas janë përhapur te mjetet e parkuara. Njëri prej automjeteve ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke neutralizuar zjarrin. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033