Aksident në bypass-in e Fierit, një person dërgohet në spital

Aksident në bypass-in e Fierit, një person dërgohet në spital
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Fier–Levan, në bypass-in e Fierit.
Një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës. Në automjet udhëtonin pesë persona, ndërsa një prej tyre ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa po ndërhyn edhe për menaxhimin e trafikut.
Qarkullimi në këtë aks është i rënduar gjatë këtyre ditëve, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që udhëtojnë drejt jugut të vendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033