Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një kullotë në afërsi të Parkut të Viroit, në Gjirokastër.
Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan se zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Zjarri u shua plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme të tjera.