Një natë vere që ndezi Kuçovën.

Një natë vere që ndezi Kuçovën.

Një Summer Fest që ndezi Kuçovën! Mbrëmjen e 14 gushtit, parku i gjelbëruar dhe rekreativ i qytetit u kthye në një skenë të madhe feste, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të shijuar muzikën, këngën dhe vallen.

Të rinj e të reja, fëmijë, familje, emigrantë të rikthyer në vendlindje, por edhe qytetarë të ardhur nga Berati, Dimali dhe zonat përreth, mbushën sheshin, duke krijuar një atmosferë të veçantë.

I ftuari i kësaj nate ishte këngëtari Kristian Lamaj, i cili solli repertorin e tij me këngë popullore. Zëri i tij dhe ritmet tradicionale i dhanë jetë kësaj mbrëmjeje, ndërsa publiku këndoi dhe kërceu së bashku.

Këngët “Dridhe moj bajame, dridhe” dhe “Selina” u pritën me duartrokitje dhe u kthyen në kolonën zanore të kësaj nate festive.

Në këtë Summer Fest, sheshi i Kuçovës bashkoi breza dhe njerëz që, pavarësisht largësisë, ruajnë të fortë lidhjen me vendlindjen. Ishin aty kuçovarët, emigrantët e kthyer për pushime, të rinjtë dhe fëmijët, të gjithë në një festë të përbashkët.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Bashkisë Kuçovë, Kryetarit Kreshnik Hajdari dhe Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë, me synimin për t’i dhënë qytetit një mbrëmje të mbushur me muzikë, traditë dhe argëtim.

Këngë, valle dhe duartrokitje shoqëruan mbrëmjen deri në orët e vona.

Një natë e nxehtë gushti, por që u freskua nga muzika dhe hareja. Një Summer Fest që bashkoi zemrat e kuçovarëve dhe solli në qytet atmosferën e festës.

Kuçova këndoi, kërceu dhe festoi… duke dëshmuar edhe një herë dashurinë për vendlindjen dhe traditat.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033