106 vite nga Kongresi Arsimor i Lushnjës – qyteti i dy kongreseve

106 vite nga Kongresi Arsimor i Lushnjës – qyteti i dy kongreseve

Në kuadër të 106-vjetorit të Kongresit Arsimor të Lushnjës, në ambientet e Shtëpisë së Kongresit u zhvillua një veprimtari kushtuar arsimit, kulturës dhe figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit. Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e Bashkisë Lushnjë dhe të kryebashkiakes Eriselda Sefa.

Në këtë përvjetor, historiani dhe shkrimtari Niko Ferro solli për lexuesit lushnjarë dhe më gjerë librin me kujtime, dokumente dhe dorëshkrime kushtuar jetës dhe veprimtarisë së mësuesit Hysen Dervishi, një figurë që ia kushtoi jetën arsimit dhe kulturës shqiptare.

Në aktivitet morën pjesë familjarë të Hysen Dervishit, shkrimtarë, poetë, mësues, gazetarë dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e hapjes, autori dhe historiani Niko Ferro falënderoi pjesëmarrësit dhe të afërmit e të ndjerit Dervishi për kontributin e tij në arsimin shqiptar, duke theksuar se zgjedhja e këtij përvjetori për prezantimin e librit nuk ishte e rastësishme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033