Një mesazh i fortë kundër dhunës vjen nga Agjencia Investigative Stop Krimit.!

Nga zyrat e saj, përfaqësues të agjencisë apeluan për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim më të madh në luftën kundër dhunës ndaj grave, trafikimit të qenieve njerëzore dhe fenomeneve të tjera që cenojnë sigurinë në komunitet.

Sipas drejtuesve të agjencisë, dhuna ndaj grave mbetet një ndër shqetësimet kryesore sociale, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional dhe denoncim nga qytetarët. Ata theksuan se heshtja përballë dhunës e fuqizon autorin dhe dëmton viktimën.

Në fokus të punës së agjencisë është edhe parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, përmes monitorimit, bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Agjencia bëri të ditur se puna e saj konsiston në evidentimin e problematikave, referimin pranë organeve kompetente dhe ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi për të parandaluar çdo formë abuzimi apo shkeljeje të ligjit.

Mesazhi i përcjellë është i qartë: lufta kundër dhunës dhe krimit kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, për të ndërtuar një komunitet më të sigurt për të gjithë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033