Lajmi u bë i ditur nga administrata e centralit e vendosur nga Rusia, e cila theksoi se incidenti nuk shkaktoi shpërthim apo dëme në infrastrukturë.
Sipas menaxhmentit të centralit, aktiviteti në impiant vijon normalisht dhe nuk ka rrezik për sigurinë bërthamore pas rrëzimit të dronit. Po sot një dron ukrainas sulmoi një ndërtese apartamentesh në Belgorod, ku u plagosën 9 persona.