Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut.

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, kur mjeti, që drejtohej nga një grua, ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, e ngjashme me një shpërthim, ndërsa menjëherë më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesja ka arritur të dalë me shpejtësi nga automjeti, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033