Një aksident i automobilistik ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Divjakë-Tre Urat

Një aksident i automobilistik ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Divjakë-Tre Urat, në rrugët e brendshme të fshatit Gërmenj. Dy automjete janë përplasur fort kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Toyota” dhe një “Audi”. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka qenë mjaft e fortë, ndonëse bëhet fjalë për një segment rural ku shpejtësia maksimale e lejuar është vetëm 30 km/h. Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se shkak për këtë përplasje janë bërë manovrat e gabuara dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në rrugën e ngushtë të fshatit

Si pasojë e goditjes së fortë, disa persona kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë ambulancat, të cilat kanë transportuar dy prej të plagosurve drejt Qendrës Shëndetësore të Divjakës për ekzaminime më të hollësishme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033