Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare

Nis sot aplikimi online për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit në portalin U-Albania. Maturantët do të kenë në dispozicion 6 ditë për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi, si hap i parë drejt regjistrimit në universitet.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka drejtuar një mesazh të gjithë maturantëve, duke i ftuar të kryejnë aplikimin brenda afateve të përcaktuara. Ministrja Kumbaro i ka inkurajuar ata të bëjnë zgjedhje të lira, bazuar në preferencat, përgatitjen dhe talentin e tyre.

Të dashur maturantë, një ditë shumë e rëndësishme fillon sot për ju. Nga data 27 korrik deri më 1 gusht do të jetë i hapur portali U-Albania, ku të gjithë maturantët që dëshirojnë të aplikojnë online për studimet e larta mund ta bëjnë këtë duke nisur nga sot.
Keni 10 mundësi zgjedhjeje. E di që keni punuar shumë dhe jeni përgatitur për këtë moment. Ju inkurajoj të aplikoni aty ku janë dëshirat, ëndrrat dhe talentet tuaja.
Kjo do të jetë një javë intensive. Të gjitha strukturat tona do të jenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë, për t’ju shërbyer dhe për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja, me qëllim që ky proces të ecë sa më mbarë.
Të gjitha mundësitë janë të hapura për ju në universitetet shqiptare, me programe të reja studimi, staf akademik të përgatitur dhe investime të reja në auditore.
Ju uroj punë të mbarë në këtë etapë të re të jetës suaj. Ju uroj kurajë dhe mezi pres t’ju takoj në tetor në vitin e ri akademik në auditorët e universiteteve tona.”

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033