Ngjarje tragjike në Belsh, humb jetën 65-vjeçarja pas kafshimit nga qeni i fqinjëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Belshit, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga kafshimi i një qeni.

Viktima, Emine Agolli, banuese në fshatin Çërragë, është sulmuar nga qeni i fqinjëve, duke pësuar dëmtime të rënda në pjesën e këmbës. Sipas të dhënave mjekësore, kafshimi ka prekur arterien femorale, duke shkaktuar gjakderdhje masive.

65-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku është futur në reanimacion. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj pronarit të qenit kanë filluar procedurat përkatëse ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen mbi përgjegjësinë për mbajtjen dhe kontrollin e kafshëve, veçanërisht në zonat e banuara.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033