Ngacmonte seksualisht nxënësen, mësuesi vihet në pranga në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një mësues është vënë në pranga nga policia për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve 14-vjeçare në shkollën ku ai jepte mësim.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari ka përdorur aplikacionin WhatsApp për t’u dërguar mesazhe dhe fotografi të papërshtatshme dy vajzave të mitura.

Komisariati i Policisë Korçë ka bërë të ditur se personi i arrestuar është Bledar Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, i cili punonte si mësues në një shkollë 9-vjeçare.

Arrestimi është kryer në flagrancë pasi u zbulua aktiviteti i papërshtatshëm i tij me dy nxënëset e shkollës përmes aplikacionit WhatsApp.

Si provë materiale, policia ka sekuestruar celularët e të gjithë personave të përfshirë në këtë rast.

Të gjitha materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vazhdojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera