“Na duhet Groenlanda”, Trump rikthen idenë e aneksimit, reagojnë Danimarka dhe Nuuk

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer sërish në vëmendje idenë e aneksimit të Groenlandës, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për territorin danez për arsye të sigurisë kombëtare.

Në një prononcim për mediat, Trump u shpreh se “na duhet Groenlanda nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare”, duke e lidhur qëndrimin e tij me pozicionin strategjik dhe burimet natyrore të ishullit.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas reagimit të lideres së Danimarkës, e cila i kërkoi Trump që të ndalojë kërcënimet ndaj territorit gjysmë-autonom.

Ideja e përfshirjes së Groenlandës nën kontrollin e SHBA-së është artikuluar disa herë nga Trump, i cili ka theksuar rëndësinë e ishullit për mbrojtjen dhe interesat strategjike amerikane.

Nga Groenlanda, kryeministri Jens Frederik Nielsen reagoi ashpër, duke deklaruar se “mjaft është mjaft” dhe duke e cilësuar skenarin e kontrollit amerikan si një “fantazi”.

Deklaratat e ndërsjella kanë rritur sërish tensionet politike rreth statusit të Groenlandës dhe marrëdhënieve mes SHBA-së, Danimarkës dhe autoriteteve lokale në ishull.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033