Moti i keq përfshin Greqinë, stuhi e shira të rrëmbyeshëm në vend.

Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Vendi është goditur nga shira të rrëmbyeshëm, reshje shiu e breshër.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim, ndërsa një aktivitet intensiv i rrufeve është regjistruar në Atikë .

Gjithashtu është bërë apel që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga moti i keq.

Një stuhi e fortë ndodhi edhe në pjesët malore të Ksanthit, konkretisht në fshatin Sydini.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033