MINISTRJA E SHËNDETËSISË, VIZITË NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE NË LUSHNJE.

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në institucionet shëndetësore të qytetit të Lushnjës.

Gjatë vizitës, ministrja u shoqërua nga deputetët e Lushnjës, Asfloral Haxhi dhe Elton Korreshi, drejtori i Spitalit të Lushnjës, Denis Korreshi, si dhe drejtues të strukturave të ndryshme shëndetësore.

Në fokus të vizitës ishte njohja nga afër me situatën në institucionet shëndetësore, problematikat dhe shqetësimet e mjekëve dhe stafit shëndetësor. Ministrja zhvilloi takime me drejtuesit dhe bluzat e bardha, duke dëgjuar nga afër nevojat e tyre dhe problematikat me të cilat përballen në punën e përditshme.

Por vizita nuk u ndal vetëm në ambientet e institucioneve. Ministrja Spahiu pati mundësinë të komunikojë edhe me qytetarë të Lushnjës, duke marrë drejtpërdrejt prej tyre shqetësimet dhe problematikat që lidhen me shërbimin shëndetësor.

Në një moment kur shërbimet shëndetësore në qytet kanë qenë shpesh pjesë e diskutimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, zbritja në terren e ministres synon të sjellë një kontakt më të drejtpërdrejtë me nevojat reale të pacientëve dhe personelit mjekësor.

Mesazhi i qytetarëve dhe bluzave të bardha mbetet i njëjtë: më shumë vëmendje, kujdes dhe përmirësim të shërbimit shëndetësor, një sektor që lidhet drejtpërdrejt me jetën dhe mirëqenien e çdo qytetari.

Këto janë pamjet e siguruara nga TV Apollon, gjatë vizitës së ministres Klodiana Spahiu në qytetin e Lushnjës.—N&Gj—

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033