Gjatë këtij aktiviteti, ajo promovoi edhe botimin e saj më të fundit, “Të ushqyerit në jetën e myzeqarëve”, një vepër që pasqyron traditat dhe vlerat e krahinës së Myzeqesë ndër vite.
Dhurimi i librave synon të pasurojë fondin e bibliotekës së shkollës, por edhe të nxisë dashurinë për leximin
te nxënësit, duke e kthyer librin në një mjet të rëndësishëm edukimi dhe kulture për komunitetin eshte shprehur krijuesja Rama.Libri është një urë lidhëse mes dijes dhe kulturës dhe një pasuri që duhet kultivuar te brezi i ri ka thene krijuesja Elmira Rama.
Nisma është vlerësuar nga drejtuesit e shkollës dhe stafi pedagogjik, të cilët theksojnë rëndësinë e kontributit të autorëve vendas në edukimin e nxënësve eshte shprehur drejtoresha Albana Dine.
Gjithashtu ajo ka thene nder te tjera se kontributi i krijuesve vendas është një vlerë e çmuar për komunitetin e zones dhe një shembull i mirë për nxënësit e shkolles .
Për mësuesit, afrimi i nxënësve me librin dhe autorët është një hap i rëndësishëm në formimin e tyre kulturor dhe arsimor.Mesuesi i letersisë, Artur Semanjaku,theksoi se
takime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e interesit të nxënësve për leximin dhe letërsinë.
.
Ky aktivitet u prit me interes nga nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkolles “,Koli Dimo” duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë të librit dhe leximit dhe një nxitje më shumë për të mbajtur gjallë traditën e leximit në komunitet.
Me rastin e Dita Ndërkombëtare e Librit, autorja fierake Elmira Rama ka zgjedhur të jetë pranë nxënësve, duke dhuruar libra për shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Bashkinë Patos.
Ndaj Postimin: