Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran u mblodhën paraditen e sotme në një protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për zhvendosjen e disa shërbimeve drejt njësisë së Levanit.

Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran u mblodhën paraditen e sotme në një protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për zhvendosjen e disa shërbimeve drejt njësisë së Levanit.

Të revoltuar, qytetarët shprehen se ky vendim rëndon jetën e përditshme, sidomos për të moshuarit, të cilët e kanë të pamundur të udhëtojnë rreth 27 kilometra për të marrë shërbimet bazë.
Sipas tyre, një pjesë e madhe nuk kanë as mundësi dhe as njohuri për të përdorur shërbimet online.

Banorët theksojnë se Cakrani është një zonë me histori dhe identitet të fortë, e përbërë nga 13 fshatra dhe me rreth 17 mijë banorë. Ata e konsiderojnë të pajustifikuar bashkimin e shërbimeve me Levanin, duke kërkuar rishikimin e menjëhershëm të vendimit.
“Është e papranueshme që një komunitet kaq i madh të mbetet pa shërbime pranë. Kjo është një goditje direkte për banorët, sidomos për më të pambrojturit,” u shprehën protestuesit.

Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë reagimet e tyre nëse institucionet nuk marrin masa për të adresuar këtë problem.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033