Mbi 1,5 milionë vizitorë hynë në sitet kulturore gjatë vitit 2025, me Kalanë e Gjirokastrës në krye

Më shumë se 1,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar sitet kulturore në Shqipëri gjatë vitit 2025. Shifrat u bënë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Sipas të dhënave të paraqitura, numri i vizitorëve në sitet kulturore ka shënuar një rritje prej 52 për qind krahasuar me vitin 2023. Rritja e fluksit është reflektuar edhe në të ardhurat nga shitja e biletave, të cilat kanë qenë 78 për qind më të larta se dy vite më parë.

Në listën e siteve më të vizituara vijon të kryesojë Kalaja e Gjirokastrës, e cila edhe gjatë vitit 2025 ka mbajtur vendin e parë. Sipas shifrave zyrtare, kjo kala është vizituar nga 307 mijë e 164 persona.

Të dhënat konfirmojnë vazhdimësinë e interesit për trashëgiminë kulturore dhe rolin e saj në rritjen e turizmit dhe të ardhurave nga sektori kulturor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033