Martini: Mbështetja për SPAK dhe Reformën në Drejtësi nuk do të cenohet pas pezullimit të ndihmës amerikane

Avokati Mirash Martini komentoi sot mbi pezullimin e mundshëm të fondeve amerikane për Shqipërinë, pas një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Martinit, ky pezullim është një masë 90-ditore, por agjencitë amerikane mund të rishikojnë financimet më shpejt dhe t’i përshtatin ato me politikat e administratës së re.

“Politika e ndihmës amerikane për Shqipërinë do të vazhdojë, por mund të ristrukturohet dhe të orientohet në drejtime të tjera. Unë nuk besoj se ndihma për Shqipërinë do të cenohet, por mund të rimodelohet,” tha Martini gjatë intervistës në studion e News24.

Ai theksoi se ndihma amerikane është jetike për proceset e ndryshme në Shqipëri, përfshirë punën e SPAK dhe reformën në drejtësi. Martini siguroi se ky pezullim nuk do të ketë ndikim në vijueshmërinë e punës së SPAK dhe reformës në drejtësi. Sipas tij, mbështetja amerikane për këto procese mbetet e rëndësishme dhe do të vazhdojë, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në politikën e financimit.

“Ky është një pezullim 90-ditor. Po ashtu, është thënë që agjencitë amerikane mund ta rishikojnë këtë masë më shpejt, duke e përshtatur sipas interesave dhe politikave të administratës së re amerikane. Nuk besoj se ky pezullim ka për të cenuar ndihmën që ka lidhje me Shqipërinë, por mund të jetë një ristrukturim,” shtoi ai.

Martini gjithashtu theksoi se asnjë ndihmë që ka lidhje me Shqipërinë nuk ka për t’u cenuar, megjithatë mund të përjetojë një rimodelim të mundshëm. Ai ishte optimist se reforma në drejtësi dhe mbështetja për SPAK do të vazhdojnë, duke u përmendur si procese që janë të rëndësishme dhe mbështeten gjithashtu nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera