Edlir Tetova pas fitores: Jemi në formë, pjesa e dytë ishte përmirësuar

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shprehu kënaqësinë e tij pas fitores 2-1 ndaj Bylisit, duke vlerësuar performancën e skuadrës dhe duke theksuar përmirësimin e lojës në pjesën e dytë.

Tetova u shpreh se nuk pati frikë gjatë ndeshjes, pavarësisht se Bylisi shtoi presion në fund me disa mundësi shënimi nga Guindo dhe Melo.

“Pjesa e parë ishte mjaft e vështirë për ne. Kishim mundësitë tona, por nuk arritëm të shënonim. Lojtarët ishin aty para portës, dhe kishte rrjedhshmëri të lojës. Mendoj se nuk kishim frikë, por Bylisi ishte më aktiv në fund të ndeshjes, duke u sulmuar me Guindon dhe Melon,” deklaroi Tetova pas ndeshjes.

Ai gjithashtu foli për përmirësimin që skuadra e tij ka bërë në pjesën e dytë. “Në pjesën e dytë, çunat bënë gjithçka siç duhet. Bylisi ishte tërhequr me 5 lojtarë në mbrojtje, dhe ishte e pamundur të depërtoje. Megjithatë, goli i Lushkës me Bakayoko ishte një moment kyç për ndeshjen,” shtoi ai.

Tetova vlerësoi gjithashtu performancën e Lushkës, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në sulm. “Në sistemin 4-2-4, Lushkja ka detyra lart dhe po shkëlqen, duke shënuar dhe duke u bërë kërcënim përpara portës. Kështu që nuk e kam të nevojshme të heq një lojtar të tillë efikas nga pozita e tij,” tha trajneri i Egnatias.

Në lidhje me formën e ekipit, Tetova u shpreh optimist, duke thënë se skuadra është në një moment të mirë, por nuk është në formën e saj më të mirë. “Mendoj se skuadra është në formë të mirë dhe automatizimi i sistemit 4-3-3 po funksionon. Por, nuk mendoj se ky është niveli më i lartë që mund të arrijmë. Çdo lojtar e di se çfarë kërkohet,” përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera