“MALLI NA KA MARRË” Premiera e Ansamblit Myzeqeja!

Ansambli “Myzeqeja” përgatiti një premierë të mrekullueshme, duke sjellë në skenë një grup prej 40 artistësh fierakë.

Me një program të larmishëm, i cili përfshin këngë dhe valle tradicionale qytetare nga Fieri, kjo shfaqje erdhi si një festë e vërtetë artistike, plot energji dhe ngjyra.

Në vigjilje të 80-vjetorit të Çlirimit të Qytetit, Ansambli ka krijuar një atmosferë të veçantë, duke evokuar krenarinë dhe trashëgiminë kulturore të Fierit. Me emocion të madh, artistët sjellin në skenë tingujt dhe ritmet që lidhen ngushtë me historinë dhe shpirtin e kësaj zone të pasur me tradita.

Kjo premierë jo vetëm që është një homazh për historinë e qytetit, por gjithashtu ofroi një moment për të festuar dhe për të ruajtur identitetin e pasur kulturor të Myzeqesë.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera