Macron për Le Figaro: Propozimi i Francës dhe Britanisë për një armëpushim të pjesshëm njëmujor në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shpallur se Franca dhe Britania po propozoni një armëpushim të pjesshëm njëmujor midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili do të përfshinte ndërprerjen e sulmeve ajrore, detare dhe ndaj infrastrukturës energjetike.

Ky propozim, i paraqitur për gazetën Le Figaro, nuk do të mbulonte luftimet në tokë, të cilat do të vazhdonin në fronte të ndryshme të Ukrainës.

Macron shpjegoi se verifikimi i një armëpushimi të tillë do të ishte shumë i vështirë, për shkak të distancës të gjatë midis linjave të frontit, që janë të barabarta me distancën ndërmjet Parisit dhe Budapestit. Ai theksoi se respektimi i armëpushimit do të ishte një sfidë, duke marrë parasysh madhësinë dhe kompleksitetin e situatës.

Deklaratat e Macron erdhën ndërsa ai fluturonte drejt Londrës për një takim me liderët evropianë, të thirrur nga kryeministri britanik Keir Starmer. Samiti kishte si qëllim avancimin e përpjekjeve për hartimin e një plani paqeje në Ukrainë, pas një takimi të ashpër të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas presidentit francez, në fazën e parë të armëpushimit, nuk do të vendosen trupa evropiane në Ukrainë, por kjo mund të ndodhë vetëm pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje dhe pas zhvillimeve të mëtejshme në procesin e negociatave. Macron theksoi se përparësia është përdorimi i këtij periudhe kohe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.

Ndërkohë, Zelensky, i pyetur për propozimin e armëpushimit gjatë qëndrimit të tij në Londër, konfirmoi se ai ishte i njohur me planin, por nuk dha detaje të mëtejshme. Ky zhvillim vjen pas një periudhe tensioni ndërkombëtar, ku liderët botërorë kanë ofruar mbështetje të fortë për Ukrainën, duke premtuar një angazhim më të madh për ndihmën ndaj këtij vendi.

Macron gjithashtu ka bërë thirrje për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin e vendeve evropiane, duke sugjeruar se këto shpenzime mund të arrijnë nga 3% deri në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas tij, Komisioni Evropian duhet të jetë më inovativ në gjetjen e burimeve financiare për mbështetje më të fuqishme të mbrojtjes.

Ndaj Postimin: