Lushnje /Zhvillohet “Kupa Pasardhësi” Sezoni V

Në anekset e stadiumit “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës u zhvillua edicioni i pestë i kampionatit sportiv për moshat U-9 dhe U-11, me pjesëmarrjen e 8 ekipeve. Ky kampionat organizohet në ditën e shenjtërimit të Haxhi Dede Baba Edmond Brahimajt, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, në 67-vjetorin e tij, duke sjellë sportin më pranë fëmijëve dhe duke i bashkuar ata në fushat e blerta.

Ky aktivitet u organizua nën moton “Kupa Pasardhësi” nga SHKBLD, me kryetar zotin Kujtim Baze dhe sekretar Kujtim Toshkollari, si edhe me pjesëmarrjen e të deleguarve të rinisë nga Qendra e Bektashinjve në Tiranë.

Aktiviteti nisi me intonimin e himnit kombëtar, nën interpretimin e këngëtarit Gëzim Xhaxhai, me pjesëmarrjen e të gjithë stafit drejtues të kësaj shoqate. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, e shoqëruar nga dy nënkryetaret, Maldrita Bardho dhe Edlira Mezini.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033