LUSHNJE – AKSIDENT NË RRETHRROTULLIMIN E PLASMASIT.

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 07:30, në rrethrrotullimin e Plasmasit, në qytetin e Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targë AA 840 DE, dhe një motorrçiklet me targë AA 818.

Përplasja ka ndodhur në brendësi të rrethrrotullimit, ku si pasojë e goditjes, drejtuesi i motorrçikletes ka përfunduar në tokë, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, e cila ka transportuar drejtuesin e motomjetit drejt Spitalit të Lushnjës.

Mësohet se i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Policia pritet të sqarojë më tej dinamikën e ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033