Lushnja i jep jetë netëve të verës me muzikë, këngë dhe valle në sheshin qendror të qytetit.

Lushnja i jep jetë netëve të verës me muzikë, këngë dhe valle në sheshin qendror të qytetit.

Netët e verës në Lushnjë po marrin një atmosferë festive. Në sheshin qendror të qytetit, qindra qytetarë janë mbledhur për të kaluar së bashku një mbrëmje të mbushur me muzikë, këngë dhe valle, në një aktivitet artistik të organizuar nga Qendra e Artit “Vaçe Zela” në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë.

Artistë dhe grupe të njohura të qytetit interpretuan për publikun, duke sjellë emocione dhe argëtim nën tingujt e muzikës. Sheshi u mbush me familje, të rinj e të moshuar, të cilët shijuan atmosferën festive deri në orët e vona të mbrëmjes.

Ky aktivitet është kthyer tashmë në një traditë të verës lushnjare, duke bashkuar jo vetëm banorët e qytetit, por edhe shumë emigrantë që zgjedhin t’i kalojnë pushimet verore në vendlindje. Për ta, këto mbrëmje artistike janë një mundësi për t’u ritakuar me miqtë dhe për të shijuar kulturën e traditat e Myzeqesë.

Nën kujdesin e kryetares së Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, dhe me angazhimin e Qendrës së Artit “Vaçe Zela”, aktivitete të tilla do të vijojnë edhe gjatë muajit gusht, duke e kthyer qendrën e qytetit në një skenë të hapur ku muzika, vallja dhe tradita myzeqare i japin gjallëri netëve të verës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033