Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës, një nga pasuritë natyrore më të mëdha të vendit, këtë fundjavë u bë qendra e festimeve për përvjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur. Përveç aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe kulturore, ky përvjetor solli edhe një lajm të rëndësishëm: Ministria e Mjedisit ka finalizuar aplikimin për përfshirjen e liqenit në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.

Ky hap përfaqëson një tjetër përpjekje serioze për të promovuar dhe mbrojtur biodiversitetin e rrallë të liqenit, si dhe për të shtuar një tjetër xhevahir shqiptar në trashëgiminë botërore. Përfshirja në këtë program do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë mbështetje për zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë mundësi për komunitetet lokale që bashkëjetojnë me këtë mrekulli natyrore.

Një lajm që gëzon jo vetëm shkodranët, por gjithë ata që besojnë në fuqinë e natyrës si pjesë e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Nga: Ndriçim Gjoshi

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033