Lea Ypi ne nje emision me gazetarin Qafoku me nje kurajo vertet qesharake u tregua shume e prere dhe e ashper me Trumpin dhe administraten e tij per çeshtjen e kriminelit Maduro, te cilit amerikanet i treguan vendin.
Ypi tha:
“Kjo është një thyerje e ligjit ndërkombëtar. Dhe është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm që cenon sovranitetin e një vendi.”
“Mund ta bëjnë ku duan. Por ligji ndërkombëtar dhe institucionet si OKB-ja janë aty për të mbrojtur sovranitetin. Nuk mund të lejojmë që individët të ndërhyjnë arbitrarisht në fatet e kombeve.”, tha Lea Ypi në intervisten me gazetarin Qafoku.
Ypi jeton ne Angli, por cuditerisht harron qe Anglia dhe Amerika ishin ato qe bombarduan kriminelin Milosheviç shpetuan Kosoven dhe i dhane pavarsine asaj te enderuar per dekada te tera.
Anglia dhe Amerika ne se nuk do te vepronin me shpejtesi duke mos pritur burokracite dhe debatet politike genocidi serb do te merrte mijra jete te vellezerve tane te gjakut ne Kosove.
A eshte Ypi kunder kesaj nderhyrjeje per Kosoven nga Anglia dhe Amerika qe nuk humben kohe me te ashtuquajturat ligje nderkombetare, qe prej kohesh jane bere formale dhe nuk mbrojne më asgje.
Boten per dekada te tera e ka mbrojtur ekuilibri mes dy boteve te medha ku Amerika eshte dhe mbetet garancia globale e demokracise perendimore dhe lirive, qe i ka mbrojtur me cdo mjet dhe fale te ciles Shqiperia hyri ne pluralizem.
Trump dhe Amerika nuk paskan mendje te ndritura, as eksperience dhe as njohjen e duhur te ligjeve nderkombetare dhe Ypi merr persiper t’jua kujtoje dhe bile tu tregoje vendin .
Po ne 2001 kur Amerika cliroi Afganistanin nga pushtimi kriminal rus pa mandat te OKB paska gabuar sipas Ypit?
Ne rastin Maduro ky kriminel nuk njihej nga Amerika dhe BE si president sepse grabiti zgjedhjet me narkotrafikante.Venezuela sot sipas perfasueses se opozites dhe fituese e cmimit nobel Maria Machado eshte mbushur me agjente ruse e iraniane dhe mercenare te Hamas e Hezbollahut si dhe kriminele kubane d gjithfaresh ne sherbim te regjimit, qe u perplasen edhe me forcat amerikane ne mbrojtje te Maduros.
Eshte hipokrizi ekstreme per nje grua si Ypi te besh sikur sikur harron qe Maria Machado nuk arriti dot te ishte ne ceremonine e marrjes se cmimit Nobel per paqe, cilin ja terhoqi e bija, sepse krimineli Maduro e kishte denuar per 10 vjet qe te mos dilte nga Venezuela dhe ajo u detyrua te arratisej mes dallgeve te oqeanit dhe te demtohej rende edhe fizikisht per te shkuar ne Europe ku edhe nuk arriti dot ne kohe.
Nejse ne Shqiperine e antivlerave dhe te narkoshtetit cdo lloj arsyetimi bosh, qe nuk sheh dialektiken e botes dhe rrezikimin ekstrem te demokracise nga Madurot eshte normal.
Shyqyr qe Amerika nuk mendon si Ypi sepse perndryshe Madurot dhe Ramadurot do te rrinin perjetesisht, deri ne zhdukjen biologjike te tyre e duke shkaterruar qindra mijra jete njerezish dhe duke bere qe me miliona te braktisin vendin e tyre si ne Venezuele dhe me keq se kaq ne Shqiperi.