KUÇOVË: NIS VITI I RI SHKOLLOR ME SHKOLLA TË RIKONSTRUKTUARA.

Në Kuçovë ka nisur viti i ri shkollor 2026–2027, me një tjetër pamje për nxënësit dhe mësuesit. Disa prej shkollave të qytetit janë rikonstruktuar, duke krijuar ambiente më moderne dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit.

Një prej tyre është shkolla “Aleksandër Markaçini” në Havaleas, e cila këtë 14 shtator hapi dyert për nxënësit pas përfundimit të punimeve. Klasat dhe ambientet e saj tashmë ofrojnë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Në ditën e parë të shkollës, në këtë institucion ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i cili uroi nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të mbarë shkollor.

Vëmendje të veçantë morën nxënësit që u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, për të cilët kjo ditë shënon edhe nisjen e një kapitulli të ri.

Viti i ri shkollor vjen kështu me investime në infrastrukturën arsimore, ndërsa synimi mbetet krijimi i ambienteve më të sigurta, moderne dhe funksionale për nxënësit dhe mësuesit e Kuçovës.

Më pas, fjalën e morën edhe drejtues të tjerë të pranishëm në këtë ditë të parë të vitit shkollor. Por vëmendjen e morën më shumë vogëlushët, të cilët me lule në duar pritën mësueset e tyre të para, për të nisur rrugëtimin e tyre në botën e dijes, shkronjë pas shkronje.

Kamera e TV Apollon iu drejtua edhe Zyrës Arsimore Parauniversitare Kuçovë, ku drejtoresha e këtij institucioni, Brikena Kote, përcolli mesazhin e saj për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ajo u ndal te prioritetet dhe sfidat kryesore që Zyra Arsimore Kuçovë ka për këtë vit, si dhe te masat e marra për të garantuar një proces mësimor sa më cilësor për nxënësit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033