Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Fier, Adrian Ferro për Tv Apollon, në rubrikën “I ftuari i ditës”

Ristrukturimi i PD-së në Fier, zgjedhjet e reja për drejtimin e degës dhe strategjia politike përballë elektoratit ishin në fokus të intervistës ekskluzive të kryetarit të Partisë Demokratike, Dega Fier, Adrian Ferro për Tv Apollon, në rubrikën “I ftuari i ditës”.

Gjatë intervistës, ai foli për procesin e ristrukturimit të strukturave të PD-së në Fier, duke shpjeguar se çfarë synohet konkretisht përmes këtij procesi, cilat janë ndryshimet që po bëhen në organizimin e degës dhe cilat janë objektivat politike të strukturës lokale.
Një tjetër çështje e trajtuar ishte strategjia politike e PD-së në Fier, veçanërisht përpjekjet për të rikthyer besimin e elektoratit dhe për të zgjeruar mbështetjen përtej bazës së saj tradicionale.
Kryetari i degës së PD-së në Fier u ndal gjithashtu te debatet dhe akuzat e ngritura për përfshirje apo bashkëpunim të individëve brenda strukturave të partisë me mazhorancën, si dhe te qëndrimi i degës përballë këtyre pretendimeve.
Në intervistë u diskutua edhe ndikimi që kanë vendimet e lidershipit qendror në funksionimin dhe organizimin e degës së PD-së në Fier, si dhe procesi i zgjedhjeve të reja për kryetarin dhe strukturat drejtuese të degës, të parashikuara për muajin shtator.
Në këtë kuadër, u trajtua edhe çështja e kandidaturave të bëra publike individualisht, përpara përcaktimit zyrtar të kritereve nga strukturat qendrore të Partisë Demokratike, dhe nëse këto kritere mund të sjellin ndryshime në garën për drejtimin e degës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033