Kryeprokurori i Dibrës shkon ne Lirë, dyshohet per zjarr të qëllimshem

Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, është drejtuar në Lurë për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës.

Zjarret vijojnë prej pesë ditësh, ndërsa dyshohet se disa prej vatrave mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Në terren ndodhen forca të shumta nga të gjitha strukturat e shtetit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, në kuadër të hetimeve priten edhe shoqërime të personave që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet pritet të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësit për zjarret që kanë përfshirë masivin pyjet e Lurës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033